Stuhi e pazakontë prek ishullin e Santorinit në Greqi: Masat përballë pluhurit dhe erërave të forta

Një stuhi e pazakontë rëre përfshiu ishullin turistik të Santorinit në Greqi, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët dhe turistët.

Erërat e forta kanë sjellë masa të mëdha pluhuri nga Afrika e Veriut, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe duke mbuluar zonat urbane me një shtresë të hollë rëre.

Po ashtu është përkeqësuar edhe cilësia e ajrit.


- Advertisement -

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin maska mbrojtëse.

Njoftohet edhe se disa fluturime janë vonuar për shkak të kushteve atmosferike, shkruan DW.

Ndërkohë situata është përkeqësuar edhe në pjesë të tjera të Greqisë.

Në Kretë pluhuri saharian i kombinuar me reshje të forta shiu ka ndikuar në trafikun ajror, ndërsa shumica e trageteve janë detyruar të qëndrojnë në port.

Sipas raportimeve, disa fluturime me destinacion qytetin Heraklion u devijuan për shkak të kushteve të këqija të motit.

Shërbimi kombëtar meteorologjik i Greqisë ka paralajmëruar për “mot të keq” në pjesën më të madhe të vendit edhe të enjten (02.04), me reshje të vazhdueshme dhe të forta, stuhi dhe mundësi për breshër lokal.

Autoritetet kanë paralajmëruar për shi të dendur dhe erëra të forta që pritet të zgjasin deri të premten.

Meteorologët presin që kushtet të mbeten të paqëndrueshme edhe në orët në vijim, prandaj qytetarëve dhe turistëve u rekomandohet kujdes i shtuar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *