Regjisori legjendar Steven Spielberg, krijuesi i ‘E.T.’ dhe ‘Close Encounters of the Third Kind’, rikthehet në ekranin e madh me projektin e tij më të ri, ‘Disclosure Day’.
Traileri i parë ofron një shikim tërheqës mbi një histori që premton të tronditë botën me zbardhjen e jetës jashtëtokësore, duke mbajtur gjithsesi shumë mister mbi ngjarjet.
Në kastin yjor përfshihen Emily Blunt, Josh O’Connor, Colin Firth, Colman Domingo, Eve Hewson dhe Wyatt Russell.
Traileri, i cili zgjat dy minuta e shtatë sekonda, nis me një pyetje të frikshme: “Nëse zbulonit se nuk jemi vetëm, nëse dikush ju tregonte dhe ju provonte këtë, a do t’ju trembte?” Shikuesit futen menjëherë në botën e Blunt, e cila luan një meteorologe që kapet papritur nga një forcë misterioze jashtëtokësore gjatë një transmetimi live.
O’Connor portretizon një burrë të vendosur për të zbuluar të vërtetën mbi jetën jashtëtokësore për të gjithë botën.
Traileri është i mbushur me simbole misterioze si crop circles, ndjekje me shpejtësi të lartë, krijesa të çuditshme dhe shenja shqetësuese që sugjerojnë se njerëzimi mund të mos jetë vetëm në univers.
Shtimi i misterit u bë më i fortë me billboard-e kriptike që shfaqën mesazhin: ‘All will be disclosed — Spielberg 06.12.26’ në Times Square dhe Los Angeles më 10 dhjetor.
Fascinimi i Spielberg me UFO-t dhe hapësirën jashtëtokësore filloi që në fëmijëri, kur babai i tij e zgjoi një natë për të parë rrjedhën e meteorëve Perseid nga një fushë pranë shtëpisë së tyre në Haddon Heights, New Jersey.
Kjo kuriozitet i hershëm e frymëzoi të realizonte filmin e tij të parë amator në moshën 17-vjeçare, ‘Firelight’ (1964), një film shkencor fantastik që ai e shfaqi për familjen dhe miqtë, me biletë 1 dollar.
Ky film duket se i vulosi Spielberg rrugën drejt botës së panjohur, duke vazhduar më pas me ‘Close Encounters of the Third Kind’ (1977) dhe ‘E.T.’ (1982), të dyja suksese të mëdha dhe me ndikim kulturor të jashtëzakonshëm.
Në vitin 2005, ai rikrijoi gjithashtu filmin klasik ‘War of the Worlds’, i cili ishte ndër më të shikuarit e vitit.
Filmi më i ri, ‘Disclosure Day’, bazohet në një histori origjinale të Spielberg, por është shkruar nga David Koepp, i njohur për ‘Jurassic Park’, ‘Jurassic Park: The Lost World’ dhe ‘War of the Worlds’.
Traileri tregon se parashikimet e motit të Blunt shndërrohen në tinguj të çuditshëm jashtëtokësorë live, duke krijuar një atmosferë të frikshme, ndërsa entuziastët e UFO-ve reagojnë online me komente si: Një përdorues tjetër e përshkroi si një ‘ngjarje që nuk mund të humbet’ dhe theksoi se Blunt si meteorologe në Kansas City është një zgjedhje perfekte për këtë rol.
Misteri u shtua me posterët misteriozë të filmit, që shfaqnin një sy të frikshëm duke shikuar përmes siluetës së një zogj, shfaqur në Times Square.
Traileri duket se jep një pjesë të përgjigjes, duke treguar zogj që sillen çuditshëm dhe hyjnë në apartamentin ku ndodhen Blunt dhe O’Connor.
Një përdorues në rrjetet sociale shkroi: “Ky billboard nuk po promovon thjesht një film tjetër.
Po paralajmëron rikthimin e regjisor të cili ka ndryshuar kinemanë.
Spielberg, regjisor i cili është sinonim i Hollywood-it, po prezanton historinë e tij origjinale sci-fi pas shumë vitesh.”
