Në emisionin e së shtunës në Big Brother VIP Albania 5, në Akuarium qëndrojnë tre banorë të rinj, përfshirë edhe ish-partnerin e Brikena Selmanit, Mateo.
Edhe pse kanë shkëmbyer disa mesazhe, ata nuk kanë më shumë lidhje.
Mateo shpëtoi Brikenën nga televotimet, por për të ishte e qëllimshme për ta nxjerrë keq para publikut.
Ai e sqaroi qëllimin e tij dhe theksoi se nuk është tip i skandaleve. “E di ti pse e kemi shkëputur, prandaj po them nuk ka lidhje fare.
Thjesht të dhashë imunitet, secili lojën e vet.
Unë nuk jam për skandale”, u shpreh Mateo.





