Spektakël muzikor në fillim të Festivalit të Këngës në RTSh: Nata e parë e Fest 64

- Advertisement -

U mbyll nata e parë e edicionit të 64-të të Festivalit të Këngës në RTSh, duke shënuar fillimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme muzikore në vend.

Publiku u argëtua me një spektakël të kuruar në detaje, ku muzika, performanca dhe skenografia u bashkuan në një mbrëmje të veçantë.

Nata u moderua nga Arilena Ara dhe Salsano Rrapi, ndërsa performancat u vlerësuan nga juria e Fest 64, përbërë nga Bleona Qereti, Ramë Lahaj, Olen Çezari, Belinda Budini, Valentin Veizi, Anila Basha dhe Zef Çoba.

- Advertisement -

Fituesi do të përcaktohet nga një kombinim i votave të jurisë dhe publikut në raport 50 për qind me 50 për qind.

Fest 64 do të zhvillohet përgjatë katër netëve, në përfundim të të cilave do të përzgjidhet këngëtari që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026.

- Advertisement -