Spastrimi Etnik në Institucionet Publike: Pesë Punëtorë Shqiptarë Largohen nga Puna në Veri të Kosovës

Pesë punëtorë shqiptarë, të cilët ishin pjesë e institucioneve publike në veri të vendit, janë larguar nga puna gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari korrespondent Urall Boshnjaku në emisionin ‘Ora 7’, ku tha se ky veprim po cilësohet si një formë e ‘spastrimit etnik’.

Sipas tij, në institucionin në fjalë kanë qenë gjithsej gjashtë të punësuar, prej të cilëve një ishte serb dhe ka vazhduar të mbetet në vendin e punës, ndërsa pesë kolegët shqiptarë janë larguar.


- Advertisement -

Ai bëri të ditur se bëhet fjalë për një koordinator të aspektit teknik, tre mirëmbajtës teknikë dhe një punëtore të pastrimit.


- Advertisement -