Sot starton Big Brother VIP Albania 5, zbulohet banori i parë

- Advertisement -

Sot nis zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, spektakli që çdo vit arrin të mbajë të mbërthyer para ekranit mijëra shikues dhe të dominojë diskutimet në rrjetet sociale. Pas javësh pritjeje, kurioziteti dhe spekulimesh, mbrëmja e sotme shënon hapjen e një kapitulli të ri të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndryshe nga edicionet e mëparshme, këtë herë produksioni ka vendosur të thyejë traditën e sekretit total, duke zbuluar paraprakisht banorin e parë që do të hyjë në shtëpi. Bëhet fjalë për Angelo Haruni, emër që tashmë ka ndezur reagime dhe diskutime mes fansave të formatit.

Për momentin, identiteti i banorëve të tjerë mbetet mister, çka vetëm sa e rrit më shumë interesin dhe emocionet për natën e parë. Publiku pret surpriza, hyrje spektakolare dhe dinamika që pritet të formësojnë që në fillim rrjedhën e lojës.

- Advertisement -

Kujtojmë se edicioni i kaluar i Big Brother VIP Albania u fitua nga Gjesti, i cili arriti të fitojë zemrat e publikut me rrugëtimin e tij, duke e bërë finalen një nga më të komentuarat e sezonit.

Me nisjen e edicionit të pestë, pritshmëritë janë të larta për debate të forta, aleanca të papritura dhe histori që do të bëhen virale. E sigurt është se Big Brother VIP Albania 5 sapo ka nisur dhe vëmendja do të jetë e gjitha aty.

- Advertisement -