Të mërkurën, mediat raportuan për një zbulim tronditës ku u zbulua portreti i ish-Presidentit Hashim Thaçi në një depo tërësisht të mbushur me mbeturina.
Ambienti i shkretë u pretendua se i përket Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës.
Në reagim, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në emisionin ‘Kosova Today’, e cilësoi këtë si një shpërfillje të paparë.





