Sindikata e Minatorëve të Trepçës kundër padrejtësive: ‘Minatorët lënë në harresë për shpërblimet e deputetëve’

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ndaj aprovimit të pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik, duke e cilësuar si padrejtësi sistematike.

Minatorët ndihen të braktisur, pa rritje page që nga viti 2016 dhe pa trajtim të dinjitetshëm.

Sindikata potencon se as trusti pensional nuk po u paguhet minatorëve të pensionuar, duke iu mohuar kursimet e tyre.


- Advertisement -

Thirrja për drejtësi dhe mbështetje vjen nga sindikata, e cila paralajmëron veprime nëse situata nuk ndryshon në favor të minatorëve.


- Advertisement -