Si të njihni dhe të shmangni lajmet e rreme gjatë zgjedhjeve – Këshilla nga eksperti i komunikimit

Profesori dhe eksperti i komunikimit, Oltion Beshiri, ka theksuar se fenomeni i lajmeve të rreme vazhdon të jetë i pranishëm edhe gjatë proceseve zgjedhore, duke e konsideruar të vështirë krijimin e një mekanizmi që mund t’i eliminojë plotësisht ato.

Lajme të rreme kemi gjatë tërë kohës, kemi edhe sot në ditën e zgjedhjeve, mirëpo është shumë e vështirë me e kriju një sistem që i lufton të gjitha lajmet e rreme, theksoi Beshiri për ATV-në.

Megjithatë, Beqiri potencoi se fokusi kryesor duhet të jetë promovimi i informacionit të verifikuar dhe edukimi i vazhdueshëm i qytetarëve për të dalluar përmbajtjet manipuluese.


- Advertisement -

Ai bën thirrje për bashkëpunim të gjerë shoqëror në ngritjen e vetëdijes mediatike dhe zhvillimin e fushatave informuese që ndihmojnë publikun të identifikojë dhe verifikojë burimet e informacionit.

Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm: Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv


- Advertisement -