Shtetas serb arrestohet në pikëkalimin kufitar për dhënie ryshfeti në Kosovë

Policia në Kosovë ka bërë të ditur se një shtetas serb është arrestuar paraditen e djeshme në pikëkalimin kufitar në Bërnjak për dhënie ryshfeti.

Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari ka tentuar t’i ofrojë ryshfet zyrtarit policor në vlerë prej 50 eurosh, në mënyrë që bashkëshortja e tij të hynte ilegalisht në territorin e Kosovës.

Paratë janë sekuestruar si provë, ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton Policia.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *