Shtetas i Huaj Ndalohet nën Dyshimet e Përdhunimit të Punonjëses së Tij, Detajet e Rastit

Një shtetas i huaj me inicialet M.

F., 48 vjeç, është ndaluar nga forcat policore nën dyshimin për përdhunim ndaj punonjëses së tij 21-vjeçare.

E reja ishte punësuar si dizajnuese bizhuterish në një lokal me qira në Tiranë.


- Advertisement -

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në ambientin e shtetasit të huaj në rrugën ‘Bogdanëve’, ku 48-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 21-vjeçaren pa pëlqimin e saj.

Vajza ka deklaruar se situata ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar duke i thënë se do t’ia tregonte familjes së saj për ngjarjen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin e huaj M.

F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën ‘Bogdanëve’.

Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *