Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se është në dijeni të propozimit të bërë nga Kryeministri i Pakistanit për një armëpushim dyjavor, duke theksuar se një përgjigje do të jepet në kohën e duhur.
Zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi përmbajtjen e propozimit, por kanë bërë të ditur se ai është aktualisht në proces shqyrtimi.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur zhvillimet ndërkombëtare dhe përpjekjet diplomatike në rajon mbeten në fokus të lartë.
Nga ana tjetër, Irani ka bërë të ditur se e “konsideron pozitivisht” propozimin e Pakistanit, i cili përfshin edhe zgjatjen e ultimatumit dhe çështjen e hapjes së Ngushticës së Hormuzit, një rrugë strategjike për tregtinë globale.
