Gjatë finalja së madhe të Big Brother VIP Kosova 4, ndërsa u transmetua klipi përmbledhës që pasqyronte rrugëtimin e Londrimit brenda shtëpisë, në studio nisi menjëherë diskutimi nga opinionistët për kontributin dhe ndikimin e tij në këtë edicion.
Londrimi u vlerësua për energjinë, humorin dhe praninë e tij, ndërsa u theksua se ai ishte një nga figurat që i dha ritëm dhe dinamika të forta spektaklit gjatë gjithë qëndrimit mbi 100-ditor.
Megjithatë, një moment i papritur solli të qeshura në studio.
Opinionistja Leonora Jakupi, teksa po fliste për këngëtarin nga Peja, iu referua atij me përemrin “saj”. “Londrimi pa dyshim ka qenë lezeti i asaj shtëpie, i cili ka dhënë shumë ngjyra jo vetëm shtëpisë së Big Brotherit, por të gjitha shtëpive tona.
Ai i cili me zërin e saj…”, u shpreh ajo, përpara se ta korrigjonte menjëherë veten dhe të thoshte “tij”.
