Debatet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë rikthyer tensione dhe kujtime nga edicionet e mëparshme.
Gjatë një bisede me Fjollën, Labinot Rexha bëri një deklaratë të fortë, duke pretenduar se ai dhe rrethi i tij shoqëror ishin faktor kyç që i siguroi fitoren Stresit në edicionin e parë.
Megjithatë, fituesi i parë, Arkimed Lushaj – Stresi, nuk e la pa përgjigje. Edhe pse ndodhet në jug të Shqipërisë, i izoluar për punën intensive mbi albumin e tij të ri, ai foli ekskluzivisht për median:
“Unë u jam mirënjohës gjithë njerëzve gjithmonë, veç mosmirënjohës nuk kam qenë asnjëherë, por të vetmin njeri që paskam harruar ta falenderojë ka qenë Labinoti,” tha Stresi me një buzëqeshje.
Ai shtoi:
“Aty është lojë dhe ai shpif shumë. Nëse lojtarët e hajnë këtë dhe populli, jo ta hajnë me shnet. Nuk është aspak e vërtetë, vërtetë e kam mik, por ka një kohë që nuk e kam parë; çfarë nxjerr prej goje, e din vet ai. Askush nuk mund t’ia ndalojë gojën.”
Dhe për të mbyllur temën e fitores këtë vit, Stresi surprizoi: ai nuk përmendi emrat e zakonshëm, por veçoi Elijonën si të preferuarën e tij absolute.
