Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, duke monitoruar sistemin e kamerave në Prishtinë, ka zbuluar një shofer autobusi që përdorte telefonin gjatë drejtimit, dhe i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.
Pas verifikimeve, policia ka konstatuar se ai kishte përsëritur kundërvajtjen, duke i sekuestruar patentën dhe ndaluar drejtimin për 3 muaj.
Autoritetet apelojnë drejtuesve të respektojnë rregullat e trafikut, duke mos përdorur celularin gjatë udhëtimit për shkak të rrezikut për jetën e të tjerëve në rrugë.





