Shoferi i autobusit i ndaluar për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në Prishtinë

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, duke monitoruar sistemin e kamerave në Prishtinë, ka zbuluar një shofer autobusi që përdorte telefonin gjatë drejtimit, dhe i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

Pas verifikimeve, policia ka konstatuar se ai kishte përsëritur kundërvajtjen, duke i sekuestruar patentën dhe ndaluar drejtimin për 3 muaj.

Autoritetet apelojnë drejtuesve të respektojnë rregullat e trafikut, duke mos përdorur celularin gjatë udhëtimit për shkak të rrezikut për jetën e të tjerëve në rrugë.


- Advertisement -

- Advertisement -