Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 sot nuk kanë munguar momentet e veçanta – që nga diskutimet mes banorëve e deri te situatat komike që i bëjnë shikuesit të qeshin.
Një ndër momentet më të shpërndara ka qenë ai i Shkurtës, e cila me shumë humor ka treguar se po kalon një fazë apatie.
Ajo tha:
“Zoti e bëftë hajër. Po, pritoj edhe me folë, po pritoj edhe mu veshë, po pritoj edhe mu krehë. Krejt diqysh njëfar leri. Më ka kap ‘Spania’”.
Duke vazhduar me shaka, ajo shtoi edhe shpjegimin që bëri gjithë banorët të qeshin:
“Spania, është kur s’ta nin. Mania, është kur ta nin”.
Ky moment plot humor u kthye menjëherë në një nga diskutimet më të pëlqyera të ditës.
