Shkurta Haxhiu u eliminua të premtën nga Big Brother VIP Kosova 4.
Kjo pasi dolën në nominim pesë banorë nga ‘zarfi i zi’ që erdhi në shtëpinë e famshme pas një incidenti që ndodhi në BBVK.
Aktivistja po vazhdon të shpreh pakënaqësi në lidhje me këtë, duke e quajtur të padrejtë.
E njëjta në një postim në rrjete sociale theksoi se nuk doli nga publiku, por nga produksioni.
‘Dy nominime brenda një nate u bënë për mua.
Unë si Shkurta Haxhiu, i shpëtova eliminimit nga publiku, sepse më votuan dhe më mbështetën’, u shpreh ajo.
Tutje tha: ‘Por nuk i shpëtova ‘zarfit të zi’ nga produksioni.
Atë e mbajtën brenda, ndërsa një njëri që nuk ka lënduar asnjëherë askënd e nxorën jashtë.
Kjo ishte një padrejtësi e madhe për mua’.
