Shëndriti eliminohet nga Big Brother VIP: Reagimi pas largimit nga shtëpia e famshme

Shëndriti është eliminuar nga Big Brother VIP Albania, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në këtë edicion shumë pranë finales së madhe.

Nga televotimi për përzgjedhjen e finalistëve, më pak i votuari mes Brikenës, Rogertit, Shëndritit dhe Mirit rezultoi pikërisht Shëndriti.

Kjo bëri që ai të ndërpresë garën në një moment vendimtar, vetëm pak hapa larg finales së 18 prillit.


- Advertisement -

Pas eliminimit, Shëndriti u shpreh i kënaqur dhe mirënjohës për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme, duke theksuar se arritja deri në këtë fazë ishte një sukses për të, sidomos duke marrë parasysh se ishte bërë pjesë e lojës me vonesë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *