Shefat e Misioneve të BE-së takohen me kryetarët e komunave në Zveçan për të diskutuar funksionimin e qeverisjes lokale

Shefat e Misioneve të BE-së vizituan sot Zveçanin, ku u takuan me kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës për të biseduar rreth funksionimit të qeverisjes lokale dhe ushtrimit të kompetencave tetë muaj pas zgjedhjeve lokale të tetorit 2025.

Kryetarët e komunave paraqitën sfidat si mungesa e arkivave, mungesa e stafit të kualifikuar, kufizimet buxhetore etj.

Shefat e Misioneve të BE-së zhvilluan takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe anëtarë të kuvendeve komunale nga partitë opozitare.


- Advertisement -

Bashkimi Evropian është i përkushtuar ndaj vetëqeverisjes lokale në Kosovë dhe do të vazhdojë të mbështesë komunat dhe reformat për forcimin e vetëqeverisjes lokale në të gjithë Kosovën.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *