Shakira rrezohet gjatë koncertit në San Salvador, por vazhdon performancën si profesioniste

- Advertisement -

Ylli i muzikës kolumbiane, Shakira, e shtrembëroi kyçin e dorës dhe u rrëzua gjatë një koncerti në San Salvador.

Kjo ndodhi ndërsa ajo po performonte këngën ‘Si Te Vas’.

Ajo ra përmbys me bërryl ndërsa tërhiqte me vete një mbajtëse mikrofoni.

- Advertisement -

Si një profesioniste e vërtetë, Shakira e mori veten shpejt dhe vazhdoi performancën.

Ajo shkroi në Instagram pas aksidentit: ‘Mos u shqetëso, jam bërë prej gome’.

Performanca ishte pjesë e turneut të saj botëror ‘Las Mujeres Ya No Lloran’, që përkthehet si ‘Gratë nuk qajnë më’.

Këngëtarja do të performojë në Meksikë më vonë këtë muaj dhe do ta përfundojë turneun më 4 prill me një koncert në Abu Dhabi.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *