Shakira ishte një nga yjet që elektrizoi skenën gjatë spektaklit të pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës 2026, të zhvilluar në stadiumin MetLife në New Jersey.
Këngëtarja kolumbiane tërhoqi vëmendjen jo vetëm me performancën energjike, por edhe me paraqitjen e saj, e cila bëri që rrjetet sociale të shpërthenin në komente.
Artistja 49-vjeçare u shfaq me një kostum skenik në ngjyrë të verdhë dhe rozë, që theksonte fizikun e saj në formë, ndërsa interpretoi hitin e saj ‘Dai Dai’ e shoqëruar nga një grup valltarësh.
Energjia dhe pamja e saj lanë të habitur miliona shikues që ndoqën finalen.
Në platformën X, shumë fansa reaguan të surprizuar pasi mësuan moshën e këngëtares. ‘Refuzoj ta besoj që Shakira është 49 vjeçe’, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi: ‘Duket sikur është 30 vjeçe. Është e pabesueshme, nuk plaket’.
Përveç Shakirës, spektakli i finales solli në skenë edhe emra të mëdhenj si Justin Bieber, Madonna dhe BTS, ndërsa ceremonia e mbylljes përfshiu performanca nga Robbie Williams, Laura Pausini, Post Malone, Jennifer Hudson dhe Nicole Scherzinger.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





