Sezoni i NBA 2025/26: Playoffi Fillon me Një Kthesë Historike

Sezoni i rregullt i NBA 2025/26 është mbyllur, duke hapur rrugën për fazën më emocionuese të vitit, playoffin.

Me mbylljen e 82 ndeshjeve, gjashtë ekipet e para të secilës konferencë kanë siguruar vendin e tyre në playoff, ndërsa ekipet e renditura nga vendi i 7-të deri në të 10-tin do të përballen në turneun Play-In për katër biletat e mbetura në të dy konferencat.

Në konferencën e lindjes, Detroit Pistons (60-22) e mbyllën sezonin si liderë të, duke realizuar një nga kthesat më historike në NBA.


- Advertisement -

Përballjet e playoff-it në konferencën lindore janë: (1) Detroit Pistons kundër Fituesit të Play-In (vendi i 8-të), (2) Boston Celtics kundër Fituesit të Play-In (vendi i 7-të), (3) New York Knicks kundër (6) Atlanta Hawks, (4) Cleveland Cavaliers kundër (5) Toronto Raptors.

Oklahoma City Thunder (64-18) siguruan rezultatet më të mirë në të gjithë NBA ligën dhe vendin e parë në Perëndim.

Sfidat e playoff-it në konferencën perëndimore përfshijnë: (1) Oklahoma City Thunder kundër Fituesit të Play-In (vendi i 8-të), (2) San Antonio Spurs kundër Fituesit të Play-In (vendi i 7-të), (3) Denver Nuggets kundër (6) Minnesota Timberwolves, (4) Los Angeles Lakers kundër (5) Houston Rockets.

Para fillimit zyrtar të play-offit, së pari duhet të përcaktohen edhe katër skuadra në dy konferencat, që do të dalin nga turneu “Play-In”, ku përfshihen tetë ekipe që luftojnë për vendet e fundit.

Në lindje Orlando Magic (7) kundër Philadelphia 76ers (8), fituesi siguron vendin në playoff, humbësi ka një tjetër mundësi kundër fituesit të ndeshjes, Miami Heat (9) kundër Charlotte Hornets (10), ndeshje eliminimi.

Në perëndim, Portland Trail Blazers (7) te Phoenix Suns (8) dhe Golden State Warriors (9) kundër Los Angeles Clippers (10).

Ndeshjet e raundit të parë zyrtar në Playoff me 16 ekipet e kompletuara, fillon në vikendin e ardhshëm.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *