Selin Bollati dhe DJ Gimbo prezantojnë planet pas Big Brother VIP Albania 5

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si çift pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 5, ku kanë folur për projektet e reja dhe planet që kanë për karrierën.

Selin tregoi se pas daljes nga shtëpia e BBV-së ka zgjedhur t’i japë kohë vetes dhe të mos nxitojë për të qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Ajo u shpreh se, ndonëse shumë njerëz i kanë sugjeruar ta shfrytëzojë menjëherë popullaritetin e fituar, ka preferuar të ecë me ritmin e saj dhe të punojë larg zhurmës mediatike.


- Advertisement -

Zbuloi se gjatë verës ka shijuar pushimet, por njëkohësisht ka qenë e angazhuar në përgatitjen e projekteve të reja, të cilat pritet t’i prezantojë së shpejti.

Megjithatë, theksoi se ende nuk është momenti për të zbuluar detaje.

Nga ana tjetër, DJ Gimbo tha se pjesëmarrja në Big Brother VIP u ka dhënë një mundësi të mirë për t’u bërë më të njohur, por sipas tij, suksesi varet nga mënyra se si secili arrin ta menaxhojë këtë vëmendje.

Ai shtoi se tashmë është i fokusuar në projektet muzikore dhe synon ta shfrytëzojë sa më mirë mbështetjen që ka fituar nga publiku.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *