Sot në Gjykatën Themelore në Prizren do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e vdekjes tragjike të të riut Auron Thaqi.
Seanca fillon në ora 09:30 dhe transmetohet nga Klankosova.tv.
Enes Ay dhe Hajrullah Brcani janë akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, por ata janë deklaruar të pafajshëm gjatë seancës fillestare.
Auron Thaqi humbi jetën më 7 korrik 2024 pasi u plagos rëndë me thikë.





