Salma Hayek tregon se e shijon rolin e gjyshes dhe i jep nipit një nofkë të veçantë

Aktorja Salma Hayek ka zbuluar se e gëzon rolin e gjyshes dhe i ka dhënë nipit të saj një nofkë të veçantë.

Hayek mori një rol të ri si gjyshe pasi djali i saj i adoptuar, Francois Pinault Jr., dhe gruaja e tij Lara Cosima Henckel von Donnersmarck, patën një fëmijë.

Hayek dhe bashkëshorti i saj Francois-Henri Pinault kanë një vajzë 18-vjeçare, Valentina.


- Advertisement -

Përveç kësaj, Pinault ka një djalë, Pinault Jr., Mathilde Pinault dhe Augustin James Evangelista nga lidhjet e mëparshme.

Duke folur për nipin e saj, Hayek deklaroi se ai u emërua sipas babait dhe gjyshit të tij, por se ajo ka një nofkë të re për nipin e saj. “Jemi të bekuar që mirëpresim brezin e katërt të Francois.

Megjithëse do ta quaj Panchito.

Duket se i pëlqen dhe nuk mund ta dua më shumë”, tha ajo.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *