S4MM dhe Feron bëjnë pajtimin dhe bashkëpunimin në botën e muzikës shqiptare

- Advertisement -

Dy nga rivalët më të mëdhenj në showbizin shqiptar kanë befasuar publikun me pajtimin e bashkëpunimin që kanë realizuar.

Bëhet fjalë për reperin nga Tetova, S4MM dhe atë gjilanas Feron, të cilët shumë vite më parë qenë të përfshirë në konflikt e sherr me njëri-tjetrin.

Duket se tani i kanë sheshuar gjakrat dhe kanë bashkëpunuar për një projekt muzikor.

- Advertisement -

Kjo këngë mban titullin ‘Hala / The Best’ dhe tashmë ndodhet e disponueshme në YouTube.

Dyshja vijnë në stil të tyre, ku në një moment i bëjnë ‘diss’ edhe Mozzikut për orën e tij që bëri bujë në vitin e kaluar.

Në përshkrimin në rrjete sociale, S4MM thotë se nuk e kishte menduar asnjëherë bashkëpunimin me Feron, por që ishte surprizë e bukur.

- Advertisement -