Russell Brand përballet me akuza për përdhunim dhe sulme seksuale: Procesi fillon në tetor

Gjyqi kundër komedianit dhe aktorit britanik, Russell Brand, i cili është akuzuar për përdhunim dhe sulme seksuale, është shtyrë dhe pritet të nisë më 12 tetor në një gjykatë në Londër.

Procesi mund të zgjasë deri në dy muaj dhe do të përfshijë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, lidhur me ngjarje të ndodhura mes viteve 1999 dhe 2009.

Brand i ka mohuar të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm, ndërsa gjatë procesit ndodhet në liri me kusht.


- Advertisement -

Pas akuzave të para në vitin 2025, Brand ka reaguar duke thënë se, megjithëse në të kaluarën ka pasur probleme me varësinë dhe sjellje të papërgjegjshme, ai kurrë nuk ka kryer marrëdhënie pa pëlqim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *