Rritja e jashtëzakonshme e transmetimeve për Bad Bunny pas Super Bowl 2026

- Advertisement -

Pas performancës historike në Super Bowl 2026, Bad Bunny përjetoi një rritje të jashtëzakonshme të transmetimeve në Spotify.

Në SHBA, këngët e tij u dëgjuan 470% më shumë, ndërsa globalisht u regjistrua një rritje prej 210%.

Që nga e hëna, Bad Bunny zuri gjashtë vendet e para në listën e këngëve më të dëgjuara ditore në SHBA të Spotify, shkruan Rolling Stone.

- Advertisement -

Rritja e shikueshmërisë vjen pas një performance elektrizuese që përfshinte hite të njohura dhe referenca të kulturës latine, si dhe paraqitjet e Ricky Martin dhe Lady Gaga.

Martin gjithashtu përjetoi një rritje prej 145% në transmetime në SHBA.

Krahasimisht, reperi Kendrick Lamar kishte përjetuar një rritje 175% të transmetimeve pas performancës së tij në Super Bowl vitin e kaluar, me hitin e tij “Not Like Us” që u rrit 430%.

Këngët më të njohura të Bad Bunny, si “Yo Perreo Sola” (2020) dhe “El Apagón” (2022), panë rritje të jashtëzakonshme, respektivisht 2,170% dhe 1,320%.

Edhe këngë të tjera si “CAFé CON RON” dhe “LO QUE LE PASÓ A HAWAii” u transmetuan më shumë, ndërsa kjo e fundit u performua nga Martin në një moment të veçantë.

Përveç rritjes së transmetimeve, “DtMF” u rikthye në Billboard Hot 100 në vendin e 10-të.

Muajin e kaluar, këngët e Bad Bunny u transmetuan më shumë se 1.3 miliardë herë globalisht, duke u përgatitur për performancat në Grammy dhe Super Bowl.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *