Në Ditën Botërore të Konsumatorit janë ngritur shqetësime për rritjen e vazhdueshme të çmimeve në Kosovë, mungesën e kontrollit në treg dhe ankesat e shumta të qytetarëve për koston e jetesës.
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë thonë se konsumatorët po përballen me çmime të paqëndrueshme dhe me vështirësi për t’i përballuar shpenzimet ditore.
Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka kërkuar një ministri të mbrojtjes së konsumatorit për të forcuar informimin dhe vetëdijesimin e konsumatorëve.
Politika e çmimeve dhe importet pa kontroll janë shqetësime të mëdha, ndërsa qytetarët ndiejnë se ndryshimet e shpeshta të çmimeve dhe mungesa e rregullimit në treg i bëjnë gjërat edhe më të vështira.
Inflacioni vjetor dhe rritja e çmimeve gjatë viteve të fundit po bëhen sfidë për shumë familje në Kosovë.
