Rrëfimi i tronditshëm i Nikol në Big Brother VIP Albania: Nuk komunikoj me nënën prej 8 vitesh

Historia personale e një banore të Big Brother VIP Albania, Nikol, ka shkaktuar debate pas rrëfimit të saj në Prime të së martës, ku tregoi se prej tetë vitesh nuk bisedon me nënën e saj.

Pas kësaj, në emisionin ‘Fan Club’ u lexua një letër nga e ëma e Nikol, e cila reagoi për herë të parë lidhur me këtë çështje. ‘Historia ime dhe e vajzës time na përket vetëm ne.

Të vërtetën e dimë unë dhe Nikol.


- Advertisement -

Unë nuk jam person publik, pavarësisht se historia ime u bë publike prej zgjedhjes së vajzës sime,’ shkruan mami i Nikol.

Gjyshja e Nikol u shpreh gjatë një lidhje telefonike në studio se vendimi për të mos komunikuar mes nënës dhe vajzës është një çështje që u përket vetëm atyre.

Moderatorja Kiara Tito e pyeti gjithashtu nëse ka ndonjë djalë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 që do t’i pëlqente për Nikol. ‘Ajo e di vetë zgjedhjen e saj, nëse ajo e do nëna gati është,’ tha gjyshja.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *