Më 2 korrik të vitit 2004, një foshnje ishte braktisur në oborrin e spitalit të Gjilanit.
Foshnja e posalindur u adoptua nga një familje gjilanase, por pas viteve kishte dyshime rreth origjinës së vet.
Në një rrëfim për KIKS Kosovën, ai tregon për kërkimin e vazhdueshëm për prindërit biologjikë dhe dilemën e lidhjes me ta.
Gjilanasi shprehet se gjithmonë do të respektojë dhe do të kujdeset për prindërit adoptues, por ka nevojë të zbulojë rrethin biologjik të tij.





