Rrahje masive në Shkodër: 15 nxënës përfshirë, tre dërgohen në spital

- Advertisement -

Një përleshje serioze ka tronditur komunitetin e Shkodrës pranë Gjimnazit “Shejnaze Juka”, ku rreth 15 nxënës u përfshinë në një sherr masiv. Të paktën tre prej tyre mbetën të lënduar dhe u transportuan menjëherë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportimeve të policisë, përleshja ndodhi rreth orës 11:10 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, dhe dyshohet se nxënësit janë konfliktuar për “motive të dobëta”. Në ngjarje janë përdorur mjete të forta dhe prerëse, ndërsa disa nxënës ishin të pajisur edhe me doreza hekuri.

Njëri nga adoleshentët e përfshirë mbante një kapelë me mbishkrimin “Pain don’t hurt” (“Dhimbja nuk dhemb”), ndërsa në xhaketat e lënduar janë dukur gjurmët e përleshjes. Nje polici ishte i pranishëm, por nuk mundi të ndërhyjë menjëherë për shkak të masivitetit dhe shpejtësisë së sherrit.

- Advertisement -

Ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh në komunitet dhe autoritetet po hetojnë shkaqet dhe përgjegjësitë e përfshirjes së adoleshentëve.

- Advertisement -