Rogert Sterkaj largohet nga Big Brother VIP Albania pas debatit të ashpër në shtëpi

Gazetari Rogert Sterkaj ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Largimi i tij erdhi pas një debati të fortë në spektaklin e mbrëmjes, ku opinionistja Monika Kryemadhi i bëri disa komente kritike lidhur me sjelljen e tij gjatë ditëve të fundit në shtëpi.

Ajo e qortoi për gjuhën dhe qëndrimet që, sipas saj, kishin kaluar kufijtë.


- Advertisement -

Gjatë ditëve të fundit, Rogerti kishte ofenduar disa nga banorët, përfshirë Gretën, Selin dhe Mateon, duke u drejtuar atyre me komente dhe pyetje të konsideruara fyese.

Këto situata kishin shkaktuar tensione të shumta brenda shtëpisë dhe reagime edhe nga publiku në rrjetet sociale.

Pas komenteve të drejtpërdrejta nga Monika Kryemadhi, Rogerti reagoi menjëherë.

Ai u ngrit nga vendi, kërkoi nga produksioni t’i hapnin derën dhe vendosi të largohej në atë moment nga shtëpia.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *