Robert Downey Jr. kundërshton idenë se influencuesit e rrjeteve sociale do të jenë yjet e së ardhmes

Robert Downey Jr. e ka hedhur poshtë idenë se influencuesit e rrjeteve sociale do të jenë yjet e së ardhmes, duke e quajtur këtë pretendim ‘budallallëk’.

Ai theksoi se njohja e vërtetë duhet të ndërtohet mbi atë që një njeri bën dhe krijon, jo thjesht mbi praninë në internet.

Downey Jr. tha se fama e fituar online nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe, por se ajo po e ndryshon mënyrën se si njerëzit sot përpiqen të dallohen.


- Advertisement -

Gjatë një paraqitjeje në emisionin ‘Conversations for our Daughters’, ai foli për ndikimin e teknologjisë. ‘Sot, njerëzit mund të bëhen të famshëm pa bërë shumë, përveçse të filmojnë veten me telefon’, u shpreh ai. ‘Nuk e shoh si diçka negative.

Thjesht e shoh si një sfidë më të madhe për të ruajtur dhe shprehur individualitetin’.

Ylli i ‘Iron Man’ tha se shpreson që të rinjtë do të zgjedhin të mësojnë dhe të ndërtojnë diçka reale, në vend të ndjekjes së vëmendjes në internet. ‘Shpresoj që shumica e të rinjve – ta zëmë në Amerikë, që të jemi konkretë – të thonë: ‘Po, por kjo nuk është për mua.

Unë dua të bëj diçka, dua të krijoj diçka, dua të ndërtoj diçka, dua të edukohem dhe të kem më shumë njohuri, që ajo që ofroj në fund të mos jetë thjesht një lloj vetëlartësimi influencersh’.

Ai shtoi edhe qëndrimin e tij të qartë për të ardhmen e industrisë së argëtimit: ‘Kur dëgjoj njerëz që thonë: ‘Oh, yjet e së ardhmes do të jenë influencuesit’, më shkon ndërmend: ‘Nuk e di në çfarë bote jetoni, por mendoj se kjo është budallallëk, thjesht jashtëqitje’.

Downey Jr. u ndal edhe te një pjesë e kulturës së influencuesve që, sipas tij, mund të kthehet në vetëpromovim të mbështetur në zhurmë dhe pompozitet, i paketuar si diçka më ‘kuptimplote’.

Si shembull, ai përmendi djalin e tij 14-vjeçar, i cili, sipas aktorit, ishte tërhequr kohët e fundit nga bota e vëmendjes online dhe kultura e influencuesve.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *