Aktori 82-vjeçar ishte prapa skenës në Studio 54 në New York City, gjatë vizitës së tij për shfaqjen në Broadway Edipi, ku bashkëpunoi me Mark Strong dhe Lesley Manville.
Një përfaqësues i aktorit konfirmoi se De Niro i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.
Fansat u alarmuan nga pamja më e hollë e trupit të tij në daljet publike gjatë muajve të fundit.
Kjo vjen disa vite pas dëmtimit të rëndë të këmbës në maj 2021 gjatë xhirimit të filmit Killers of the Flower Moon të Martin Scorsese.
Aktori e përshkroi atë dëmtim si “të tmerrshëm”, por i menaxhueshëm dhe theksoi se kishte ndjekur trajtimin mjekësor të nevojshëm për t’u rikuperuar plotësisht.
