Robert De Niro kritikon Trumpin si ‘idiot’ dhe presidenti reagon fuqishëm

Donald Trump ka reaguar pas deklaratave të fundit të Robert De Niro, i cili gjatë një paraqitjeje në podcast e quajti presidentin “idiot”.

Gjatë episodit të së hënës në podcastin e MSNBC, “The Best People with Nicole Wallace”, aktori 82-vjeçar kritikoi ashpër Trumpin dhe mbështetësit e tij MAGA.

Trump reagoi të mërkurën përmes një postimi të gjatë në platformën e tij Truth Social, duke e cilësuar aktorin e filmit Goodfellas si “një person të sëmurë dhe të çmendur”.


- Advertisement -

De Niro, gjatë fjalës së tij në “The State of the Swamp”, tha se ndihej “i tradhtuar nga vendi im”.

Fituesi i dy çmimeve Oscar ka qenë prej kohësh kritik i hapur i Trumpit, sidomos gjatë fushatës për mandatin e tij të dytë në vitin 2024.


- Advertisement -