Këngëtarja Rita Ora mori pjesë në premierën e filmit Descendants: Wicked Wonderland në Los Angeles.
Ajo u paraqit me stil dhe dashuri përkrah bashkëshortit Taika Waititi.
Rita mahniti me një fustan transparent në stil ‘fishtail’ dhe korse të bardhë sateni.
Ndërkohë, Taika Waititi u paraqit elegant.
Në filmin e pestë të serisë Descendants, Rita interpreton rolin e Mbretëreshës së Zemrave.
Artistja ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjes së muzikës së re dhe ka planifikuar të luajë në një film të bashkëshortit të saj.
Rita dhe Taika festojnë së shpejti katërvjetorin e martesës së tyre, ndërsa Rita ka zbuluar se preferojnë spontanitetin në festimet e tyre.
Gjithashtu, ajo ka folur për kujdesin ndaj shëndetit të saj, duke treguar se ka ngrirë vezët si pjesë e planifikimit afatgjatë për të ardhmen familjare.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





