Rita Ora: Rruga nga Kosova në sukses ndërkombëtar

Rita Ora ka rrëfyer hapur për fëmijërinë e saj si refugjate dhe rrugëtimin drejt suksesit ndërkombëtar, duke treguar krenarinë për origjinën e saj si emigrante.

Këngëtarja 35-vjeçare lindi në Prishtinë, por familja e saj u largua nga Kosova gjatë periudhës së persekutimit të shqiptarëve etnikë në fillim të viteve të 90-ta.

Në një intervistë, Rita tha se ndihet mirënjohëse për mundësitë që ka pasur dhe edukimin e marrë si emigrante.


- Advertisement -

Artistja shtoi se shumë emigrantë kanë një energji të veçantë dhe dëshirë për t’u përmirësuar, duke theksuar se historia e shumë artistëve të mëdhenj lidhet me rrënjë emigrante.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -