Rita Ora ka folur hapur për rrënjët e saj dhe rrugëtimin drejt suksesit, duke u shprehur se ndihet krenare për faktin që është emigrante dhe se historia e familjes së saj ka ndikuar në formimin e saj si artiste dhe si njeri.
Këngëtarja shqiptaro-britanike, e cila aktualisht është duke punuar në albumin e saj të katërt dhe së fundmi është rikthyer në rolin e Mbretëreshës së Zemrave në filmin ‘Descendants’.
Rita ka lindur në Prishtinë, ndërsa familja e saj u detyrua të largohej nga Kosova në fillim të viteve ’90, gjatë përndjekjes së shqiptarëve etnikë.
Në atë kohë, nëna e saj Vera punonte si mjeke, ndërsa babai Besnik ishte ekonomist.
Në një intervistë, Rita foli edhe për kujdesin ndaj shëndetit dhe për dëshirën e saj për të bashkëpunuar me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, në një prej filmave të tij.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




