Rita Ora mbështet kolegen e saj, Bebe Rexha, me këngën e re ‘Çike Çike’

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë një postim në InstaStory për të promovuar këngën më të re të koleges së saj, Bebe Rexha, e cila titullohet “Çike Çike” dhe pritet të publikohet së shpejti.

Bebe Rexha dhe Rita Ora, dy artiste të njohura ndërkombëtare, kanë një marrëdhënie të ngushtë.

Bebe Rexha planifikon të lancojë albumin e saj të ri, “Dirty Blonde”, ndërsa kënga “Çike Çike” do të përmbajë edhe pjesë në gjuhën shqipe, një shtesë e re nga artistja me famë globale.


- Advertisement -

Edhe pse publikimi i plotë i albumit mund të vonohet për disa muaj, kënga në shqip do të dalë në treg shumë shpejt.

- Advertisement -