Riki lanson këngën e re ‘Pyetjen e kam’ me klip nga Sustain Production

Kjo këngë për disa pyetje që zakonisht nuk gjejnë përgjigje, ose ndoshta përgjigjet janë aty, veç për ne është më lehtë të bëhemi kinse nuk jemi duke parë.

Ky është përshkrimi i këngës së re të këngëtarit Riki, i cili në Youtube ka hedhur projektin e titulluar ‘Pyetjen e kam’, të cilën pos që e ka shkruar vet, artisti është kujdesur edhe për muzikën.

Kjo këngë është vazhdë e projekteve që këngëtari po i lanson çdo të premte, e që janë projekte të albumit të cilin të plotë e ka lansuar në Spotify, që ka rikthyer Rikin fuqishëm në skenë. ‘Pyetjen e kam’ u finalizua edhe me klip nga Sustain Production.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *