Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë shpërndarë rezultatet e kontrolleve në industrinë e qumështit për periudhën prill-korrik.
Në këtë aksion janë analizuar mbi 400 mostra.
Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë u shpreh se nga analizat laboratorike nga 93 mospërputhje, 46 raste kanë treguar praninë e vajit të palmës.
Ai theksoi se mospërputhjet në nivel përbërësi janë shqetësuese, duke identifikuar një numër të madh të tyre.
Prania e vajit të palmës ka qenë problemi më i shpeshtë i identifikuar gjatë kontrolleve.
Deklaratat janë bërë gjatë konferencës për media.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info



