Rexhep Selimi para Gjykatës në Hagë: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet

- Advertisement -

Katërshja e UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot kanë thënë fjalët e fundit para trupit gjykues.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, u deklarua pas Hashim Thaçit e Kadri Veselit me një fjalim të fuqishëm ndaj kësaj gjykate.

I bindur se akuzat ndaj tij dhe shokëve në Hagë janë të pabazuara dhe të padrejta, Selimi tha se shpreson se ky gjykim mund të shërbejë si një mundësi “për drejtësi”. “Nuk jam këtu për ta mbrojtur veten, sepse këtë gjë e bëjnë avokatët e mi, por ju duhet ta ushtroni drejtësinë.

- Advertisement -

Prokuroria po mbështetet në pretendime që nuk kanë bazë dhe po bën përpjekje të vazhdueshme për ta njollosur luftën”, u shpreh Selimi.

Rexhep Selimi tha se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet, aq më tepër në një sallë gjyqi.

Para trupit gjykues, ish-kreu i UÇK-së u shpreh se historinë e vendit e kanë shkruar me çmimin e sakrificës qytetarët e saj, luftëtarët e lirisë dhe dëshmorët e atdheut. “Të përpiqesh të ndërhysh me qëllim në ndryshimin e fakteve historike përmes akuzave, është të përpiqesh ta rishkruash historinë, historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet e aq më tepër në një sallë gjyqi”, tha Selimi.

Në fjalimin e tij, Selimi ishte i ashpër ndaj ZPS-së, duke deklaruar se kjo Prokurori ka krijuar përshtypjen se pavarësinë e Kosovës e trajtoi si qëllim kriminal.

Selimi s’la pa përmendur edhe kërkesën e Prokurorisë për dënim më 45 vjet burgim për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.

Ai tha se ky dënim mund t’i ndalojë ata përgjithmonë që të kthehen në Kosovë.

Megjithatë, sipas tij, ZPS-ja do duhej ta kuptonte se kurdo që të kthehej ai, do kthehej në Kosovën e lirë. “I bindur se bëmë gjënë e duhur, edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë.

Na mbështeti edhe NATO dhe vendet tuaja.

Prokuroria kërkon dënime jashtëzakonisht të rënda, aq të gjata sa synojnë të na ndalojnë përgjithmonë kthimin në vendin tonë.”

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *