Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi: Nisja e numërimit drejt 16 shtatorit në ‘Liria ka Emër’

Në aktivitetin e sotëm të platformës ‘Liria ka Emër’, mori pjesë Ares Selimi, djali i Rexhep Selimit, i cili së bashku me Altin Krasniqin, Besianë Musmuratin, Ismail Tashollin dhe Bedri Hamzën shtypën butonin për aktivizimin e ‘Orës së Pritjes’.

Ky moment i emocionoi të pranishmit, duke i dhënë një simbolikë të veçantë nisjes së numërimit drejt 16 shtatorit. ‘Ora e Pritjes’ në Prishtinë simbolizon pritjen për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Aktiviteti është pjesë e organizimeve të platformës ‘Liria ka Emër’ me mesazhin ‘Kosova po pret’.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -