Renditja Zyrtare e Paraqitjes për Eurovision 2026: Shqipëria në Gjysmëfinalen e Dytë në Pozicionin e 13-të

Organizatorët e Eurovision 2026 kanë publikuar renditjen zyrtare të paraqitjes për dy gjysmëfinalet, që do të mbahen në Vjenë, Austri.

Sipas njoftimit, Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 12 maj, Gjysmëfinalja e dytë më 14 maj, ndërsa Finalja e Madhe është planifikuar për 16 maj 2026.

Një nga risitë e këtij edicioni është se juritë profesionale rikthehen në gjysmëfinale, krahas televotimit të publikut – një praktikë që, sipas Eurovision, po rikthehet në këtë fazë të garës pas vitit 2022.


- Advertisement -

Në dy netët gjysmëfinale do të performojnë edhe shtetet e “Big 5” – Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe Austria si vend pritës.

Këto vende kualifikohen automatikisht në finale, por do të ngjiten në skenë edhe gjatë gjysmëfinaleve.

Sa i përket Shqipërisë, ajo është vendosur të performojë në Gjysmëfinalen e dytë, në pozicionin e 13-të.

Gjysmëfinalja 1 (12 maj) – renditja e paraqitjes, Gjysmëfinalja 2 (14 maj) – renditja e paraqitjes.


- Advertisement -