Reagimi i Visar Azemit për konferencën e Albin Kurtit dhe mungesën e tij të bashkëpunimit me LDK-në

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, për çështjen e presidentit.

Azemi tha se tashmë është konfirmuar se Kurti nuk e ka dashur Vjosa Osmanin presidente e as një marrëveshje politike me LDK-në. ‘LDK ia dha zgjidhjen.

Ia dha kompromisin.


- Advertisement -

Ia dha edhe nënshkrimet.

Por Kurti nuk e deshi Vjosën Presidente.

Kurti nuk deshi marrëveshje me LDK-në.’ Sipas Azemit, Kurti e ka futur vendin në krizë, duke tentuar ta imponojë vullnetin e tij. ‘Kurti deshi ta imponojë vullnetin e vet mbi Kuvendin, mbi opozitën dhe mbi Kushtetutën.

Tash, pasi e futi vendin në krizë, po mundohet fajin me ia lanë LDK-së.

LDK e dha rrugën përpara.

E krizën e bëri ai që refuzoi kompromisin.

Ai që mendoi se shteti mundet me u sjellë rreth vullnetit të tij.’ Pse Kurti nuk e përmend emrin e Vjosa Osmanit kur pyetet për propozimin e LDK-së?


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *