Reagimi i papritur i Ludo Lees në finalen e Big Brother VIP Kosova

- Advertisement -

Mbrëmë (27 shkurt) u zhvillua finalja e Big Brother VIP Kosova, një natë e mbushur me emocione për të gjithë finalistët që arritën deri në këtë fazë të garës.

Finalja pati shumë momente të veçanta, por një ngjarje që nuk pritej ishte reagimi i Ludo Lees, i cili nuk vonoi të bëhej viral në rrjetet sociale.

Kur u shpall vendi i tretë i BBVK, u thirr emri i Ludos.

- Advertisement -

Ai nuk u duk aspak i kënaqur me këtë rezultat dhe reagimi i tij tërhoqi menjëherë vëmendjen.

Dukshëm i zhgënjyer, Ludo përpiqej të hiqte mikrofonin dhe të largohej sa më shpejt nga skena.

Moderatori, Alaudini, e terhoqi përsëri në skenë, duke i thënë me të qeshura: “Kujdes nga skena”.

Ludo kishte hyrë në lojë më vonë, ndërsa banorët e tjerë kishin krijuar tashmë dinamikën e tyre dhe publiku kishte filluar të ketë të preferuarit e tij.

Kjo mund të ketë penalizuar Ludon.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *