Reagimi i Ministritisë së Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut për kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve shqiptarë, të cilët kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.

Sipas këtij dikasteri qeveritar nga Shkupi, provimi i jurisprudencës jepet në përputhje me ligjin në fuqi. ‘Bëhet fjalë për provim profesional që nuk përbën procedurë administrative, por mekanizëm për sigurimin e cilësisë dhe profesionalizmit rreth sistemit juridik.

Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog konstruktiv dhe shqyrton me vëmendje nismat dhe propozimet, në kuadër të kompetencave juridike’, theksohet në reagim.


- Advertisement -

Ministria, e udhëhequr nga Igor Fillkov, gjithashtu kritikoi mungesën e simboleve shtetërore në protestën e studentëve shqiptarë dhe shprehu shqetësim për rolin e një partie opozitare në këto protesta, duke ngritur dyshime për instrumentalizim politik dhe përdorim të retorikës etnike për qëllime të caktuara.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *