Reagimi i fortë i Labinot Rexhës pas intervistës së Klodit: ‘Mos më detyro të flas për natën e party’

Pas intervistës së fundit të Klodit, ka ardhur një reagim i fortë nga Labinot Rexha, i cili ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale duke adresuar drejtpërdrejt situatën.

Në reagimin e tij, ai ka bërë disa akuza dhe paralajmërime, duke kërkuar gjithashtu që të mos përmendet emri i tij pa një sqarim paraprak për disa çështje që ai i konsideron serioze.

Labi shkruan: ‘Deri sa isha brenda, kemi qëndruar shumë bashkë dhe e kam vlerësuar si njeri me edukatë dhe artikulim.


- Advertisement -

Por para se të përmendësh emrin tim, mësohu me kërku falje për kërcënimin që i është bërë gazetarit të Klanit nga familja jote.

Kjo është minimumi.

Mos më detyro të flas për natën e ‘party’ sepse e di shumë mirë çfarë ka ndodhur, çfarë është thyer dhe pse u ndal transmetimi.

Mos e hap atë derë.

Rri mirë dhe shijoje edhe pak këtë famë të përkohshme që të ka dhënë Big-u.

Sepse e vërteta është kjo: ke zënë vendin tim në finale dhe vendin e Albës dy persona shumë më meritorë se ju dhe Hygerta.

Koha i nxjerr të gjitha në dritë’.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *